Nëna #prindërit #babai #respektipërprindërit
RESPEKTI PËR NËNËN
Hoxha Halid Rashid
Më besoni, po ta analizonte secili prej nesh mënyrën se si sillet me nënën, do ta gjente veten arrogant dhe mosmirënjohës.
E vërteta është se ne kemi nevojë imediate ta rishikojmë raportin me nënat tona.
A e nuk e dini se në respektimin e prindërve ka kënaqësi në këtë botë dhe lumturi në botën tjetër.
Për Zotin, ne çuditemi me ata që dalin në media dhe na shesin mend duke folur për sociologjinë, përbërjen e familjes dhe rregullimin e raporteve ndërmjet anëtarëve të saj ndërsa në anën tjetër nënat e tyre qëndrojnë në qendrat për të moshuar.
Betohem në Allahun e madh, pas vdekjes së nënës dhe udhëzimit të birit arrogant, do të dëshironte ky i fundit sikur nëna e tij ta nxirrte kokën nga varri që t’ia puthte dhe t’i thotë: Nënë e dashur, të lutem më fal!
Në njeri i tha Omer bin Hattabit r.a.: Unë e kam një nënë e cila për shkak t moshës nuk mund të kryej punët e saja ndryshe vetëm se duke e bartur mbi shpinë, athua vallë i kam dal haku?
Omeri i tha: Jo, sepse edhe ajo ka vepruar me ty kësisoj dhe ka dëshiruar jetën tënde ndërsa ti vepron kështu ndërsa dëshiron që ajo të vdes. Ky është dhembshuria apo përdëllimi yt në krahasim me përdëllimin e saj?!