Drejtësia, kryefjalë e virtyteve

Allahu i Lartësuar thotë: “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju të ndërgjegjësoheni!” (En Nahl, 90)
Bëj çfarë të duash, atë do ta gjesh!

Allahu i Lartësuar thotë:“Kush bën mirë, e bën për dobinë e vet, e kush punon keq, punon në dëm të vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve të Tij.”(Fusilet, 46)
Shpifja mëkat i madh

Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë, në të vërtetë, e kanë ngarkuar veten me shpifje dhe gjynah të qartë.” (El Ahzab, 58)
Mos u bëj mendjemadh!

Allahu i Lartësuar thotë:“Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët!”(Lukman, 18)
Mjerë për mashtruesit

Allahu i Lartësuar thotë: “Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje), që, kur masin për veten, e marrin masën të plotë, ndërsa, kur u masin të tjerëve me litër ose me kandar, ua pakësojnë. A nuk mendojnë ata se do të ringjallen!?” (El Mutafifin, 1-4)
Alkooli, bixhozi, falli janë punë të djallit

Allahu i Lartësuar thotë:“O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga ato, me qëllim që të shpëtoni! Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju largojë nga të […]
Çfarë urdhëron e çfarë ndalon Islami

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaju: ‘Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahu: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); që të silleni mirë me prindërit; që të mos vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata; që të mos i afroheni veprave të turpshme, qofshin ato […]
Islami me pak fjalë

Allahu i Lartësuar thotë:“Thuaj: ‘Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t’i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini!’”(El Araf, 33)
Bukuria e Islamit

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: ‘Kush i ka ndaluar stolitë dhe ushqimet e mira, të cilat Ai i ka krijuar për robërit e Vet?’ Thuaj: ‘Ato janë për besimtarë (dhe të tjerët) në këtë botë, ndërsa në botën tjetër do të jenë vetëm për besimtarët. Kështu ua shpjegojmë shpalljet njerëzve që dinë’.” (El Araf, 32)
Jini modestë!

I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:“Allahu më ka shpallur që të jeni të thjeshtë, kësisoj të mos jeni të dhunshëm dhe të mos mburret askush ndaj tjetrit!”(Sahihu i Ebu Davudit, nr. 4895)