Çfarë urdhëron e çfarë ndalon Islami

Allahu i Lartësuar thotë:
“Thuaju: ‘Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahu: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); që të silleni mirë me prindërit; që të mos vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata; që të mos i afroheni veprave të turpshme, qofshin ato të hapëta apo të fshehta dhe që të mos ia merrni tjetrit jetën, të cilën Allahu e ka shenjtëruar, përveçse kur e kërkon drejtësia (e ligji). Këto ju porosit Ai, me qëllim që të kuptoni. Dhe mos iu qasni pasurisë së jetimit, përveçse në mënyrën më të mirë, derisa të arrijë pjekurinë! Kryejeni drejt matjen dhe peshimin; Ne nuk ngarkojmë askënd përtej mundësisë së tij! Kur të flisni, thoni të vërtetën, qoftë edhe për të afërmit tuaj! Përmbusheni besën e dhënë Allahut! Këto ju porosit Ai që të mos harroni!'”
(El Enam, 151-152)

Shperndaj:
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
Telegram