PASIMI I SUNNETIT SI DËSHMI E DASHURISË PËR PROFETIN MUHAMED ﷺ

Hyrje Të nderuar vëllezër besimtarë! Dashuria jonë për Profetin Muhamed ﷺ është e madhe. Si jo kur ai është mëshira e Zotit për njerëzimin, si jo kur me misionin e tij fillon një epokë e re për njerëzimin, epokë e ndritur në të cilën njeriut i kthehet dinjiteti i munguar prej shekujsh. Allahu i madhëruar […]