Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka pyetur: “A e dini kush është i falimentuari?” U përgjigjën: “I falimentuari te ne, o i Dërguari i Allahut, është ai që nuk ka pasuri dhe mall.” Ai tha: “I falimentuari nga umeti im është ai që vjen në Ditën e Gjykimit me namaz, agjërim e zekat, por dikë e ka sharë, për dikë ka shpifur, dikujt i ka ngrënë pasurinë, tjetrit ia ka derdhur gjakun, e tjetrin e ka rrahur, kështu që këtyre i jepen nga të mirat e tij (të falimentuarit), e nëse të mirat e tij mbarojnë para se t’i shpaguajë (këto padrejtësi), merren mëkatet e tyre dhe i jepen atij, e kësisoj hidhet në Zjarr.”
(E shënojnë Muslimi, nr. 2581; Tirmidhiu, nr. 2418; Ahmedi, nr. 8029 dhe teksti është i tij)