- Ruaje qetësinë në raste provokimi.
- Mos i shpjego kufijtë tu por mbroji. Kjo të bën që, në vend të debatit rreth tyre, të respektohesh për vijat e kuqe që vë në raporte.
- Mos u arsyeto së tepërmi.
- Në vend të “Më fal!” shprehu: “Ju faleminderit!” Për shembull, nëse je vonuar mos thuaj “Më falni për vonesën!” por “Ju faleminderit që më pritet!”
- Mësohu të thuash Jo! pa dhënë shpjegime. Shiko më pas se si të trajtojnë njerëzit kur thua Jo! sepse këtu del në shesh e vërteta e tyre.
- Mos u mashtro nga buzëqeshjet sepse disa mund të jenë kurthe të maskuara me buzëqeshje.
- Mos garo për të qenë i pranuar në mesin e të tjerëve. Varësia nga përshtypjet e të tjerëve është tregues i dobësisë së personalitetit.
- Gjuhës së trupit kushtoji rëndësi të veçantë.
- Mos polemizo me dikë që luan rolin e viktimës.
- Gjatë debatit palëve përsëritua gjërat që kanë thënë, fjalë për fjalë. Kjo i bën të ndihen përgjegjës për fjalët e tyre, sikur që ty të paraqet palë respektuese meqë i ke dëgjuar me vëmendje. Po kështu në vazhdim të bisedës a debatit kjo pamundëson që për shtrembërohen gjërat për shkak të konsideratës së palës tjetër për vëmendjen tënde.