SI E TRAJTONTE PROFETI MUHAMED ﷺ MËRZINË?

  1. E shfaqte mërzinë, nuk e fshihte. Nuk shtirej, nuk shfaqte forcë të rreme, kur i vdiq djali qau e tha: Syri loton, zemra mërzitet por e themi vetëm atë që Allahu do…
  2. Falej. Kur kishte ndonjë hall a brengë, i thoshte Bilalit: Na qetëso me namaz!
  3. E shpeshtonte duanë: O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brenga dhe mërzia…
  4. Durimi duke mos u dorëzuar. Profeti Muhamed ﷺ u sprovua shumë e shpesh por kurrë nuk hoqi dorë nga jeta.
  5. Iu jepte sabër e gajret të tjerëve, i ngushëllonte, pavarësisht mërzisë që kishte. Ky është një nivel tjetër, një nivel ku ne të tjerët zakonisht dështojmë.
  6. Mërzinë e interpretonte si mënyrë të shlyerjes së mëkateve dhe fitimit të shpërblimit.
Shperndaj:
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
Telegram