SI TA PARANDALOSH PËRSËRITJEN E MËKATEVE?

EVIDENTO SHKAQET Çfarë të bën të mëkatosh: – Shoqëria – Mosangazhimi me punë / koha e lirë – Ambienti ku jeton a punon, etj. Evidentoje shkakun dhe merru me të. ELIMININO SHKAQET Nëse shkak janë për shembull shoqëria e keqe, atëherë largohu prej tyre, sepse Profet ynë i dashur, Muhamedi ﷺ, na ka paralajmëruar për […]
SI E TRAJTONTE PROFETI MUHAMED ﷺ MËRZINË?

E shfaqte mërzinë, nuk e fshihte. Nuk shtirej, nuk shfaqte forcë të rreme, kur i vdiq djali qau e tha: Syri loton, zemra mërzitet por e themi vetëm atë që Allahu do… Falej. Kur kishte ndonjë hall a brengë, i thoshte Bilalit: Na qetëso me namaz! E shpeshtonte duanë: O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga […]
Njerëzit më të mirë sipas Profetit Muhamed ﷺ

Ata që e mësojnë Kuranin dhe ua mësojnë të tjerëve Ata që dallojnë për moral të mirë Ata që shpresohet në hajrin e tyre dhe nuk kihet frikë nga sherri i tyre Ata që sillen më së miri me familjet dhe gratë e tyre Ata që jetojnë më gjatë dhe bëjnë vepra më të mira […]
DHJETË KËSHILLA DHE UDHËZIME PËR PERSONALITET QË NUK MUND TË KONTROLLOHET NGA ASKUSH

Ruaje qetësinë në raste provokimi. Mos i shpjego kufijtë tu por mbroji. Kjo të bën që, në vend të debatit rreth tyre, të respektohesh për vijat e kuqe që vë në raporte. Mos u arsyeto së tepërmi. Në vend të “Më fal!” shprehu: “Ju faleminderit!” Për shembull, nëse je vonuar mos thuaj “Më falni për […]
MOS NËNÇMONI ASNJË NJERI

Nga vet natyra, njeriu vlerëson të tjerët më shumë nga ajo që sheh. Pranë Pejgamberit a.s. dhe Sahabeve r.a. kaloi një njeri që, shikuar nga gjendja e tij e jashtme, dukej i pasur. Pejgamberi a.s. deshi ta testonte këtë bindje tek shokët e tij dhe ta përmirësonte. I pyeti: Çfarë mendoni për këtë njeri? Thanë: […]
Familja së pari

Imam Sha’biu, siç shënon Ibën Ebi Shejbe në Musannef (27178), ka thënë: Shpenzimi që shpërblehet tek Allahu deri në shtatëqind fish është edhe shpenzimi për vete dhe për familjen.
Sikur t’i përbaheshim normave siç i përmbahemi besëtytnive…

Sikur njerëzit t’i përmbaheshin normave fetare ashtu siç i përmbahen besëtytnive, shumë gjëra do të ishin rregulluar. Ebu el-Vefa Ibn Akil, sipas: El-adab esh-sher’ije, 3/236.
Atë që mbjell, e korrë

Ashtu siç ndihmon, ndihmohesh, siç mëshiron, mëshirohesh; atë që mbjell, e korrë.
SI T’I PËRFITOSH ZEMRAT?

A ke dëshirë t’iu bësh magji zemrave? Mënyra është shumë e lehtë dhe e thjeshtë. E tëra që duhet të bësh është të vësh në funksion gjërat në vijim: 1. Buzëqeshu njerëzve. 2. Paraprijua me përshëndetje – selam. 3. Shprehe mirëseardhjen dhe dashurinë për ta. 4. Në të ndarë, lutu për ta dhe prindërit e […]
RREGULLA DHE KËSHILLA PËR RAPORTE TË EKUILIBRUARA ME VETËN DHE TË TJERËT

Ashtu siç i lë disa ushqime të ftohen që të të lehtësohet konsumimi i tyre, kështu lëri disa mospajtime të qetësohen që të të të lehtësohet zgjidhja e tyre. Gjërat e bukura janë në brendësinë tonë dhe jo në ngjarjet përreth. P.sh. nëse ke sy të bukur, sheh çdo gjë bukur, nëse ke shpirt të […]