Abdullah bin Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) u ngjit një ditë në minber dhe thirri me zë të lartë:
“O ju që keni besuar me gjuhët tuaja (që thoni se jeni muslimanë), por që ende besimi (i plotë) nuk ka depërtuar në zemrat tuaja! Mos i lëndoni muslimanët dhe mos i ofendoni dhe mos gjurmoni për të metat e tyre, se ai që gjurmon të metat e vëllait të tij musliman, Allahu gjurmon të metat e tij, e kujt Allahu ia gjurmon të metat, e demaskon dhe ia nxjerr në shesh të metat, edhe nëse i ka fshehur brenda shtëpisë së tij!” Ibn Umeri një ditë e shikoi Qabenë dhe tha: “Sa madhështore dhe e shenjtë që je, por besimtari ka shenjtëri më të madhe tek Allahu sesa ti!”
(E shënojnë Tirmidhiu, nr. 2032 dhe Ibn Hibani, nr. 5763)