I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
“Nuk do të hyjë në Xhenet askush që në zemër ka mendjemadhësi edhe sa një grimcë.” Një i pranishëm tha: ‘Ndonjëherë njeriu ka dëshirë që të veshë rroba të bukura e sandale të bukura?’ I Dërguari (paqja qoftë mbi të!) ia ktheu: ‘Allahu është i Bukur dhe e do bukurinë. Mendjemadhësia nënkupton refuzimin e së vërtetës dhe përbuzjen e njerëzve!'”